Sorry, no posts matched your criteria.

Një “klloun” në Gaza – Puna fisnike e 18-vjeçarit që argëton fëmijët gjatë luftës

Kjo është historia e pazakontë dhe frymëzuese njëkohësisht e Mohammed Nayef Salem, 18-vjeçarit të lindur në Gaza të Palestinës, i cili luan rolin e një “kllouni” për të argëtuar fëmijët që rriten në traumën që lë lufta.

Mohammed së bashku me shokë të tij udhëtojnë në zona të ndryshme, shkolla apo vende të tjera ku janë strehuar fëmijët, për t’i ndihmuar ata nga ana psikologjike, pasi sipas një studimi të kryer në Gaza, 96% e të miturve mendojnë vdekjen si të pashmangshme në moshë të re.  

“E kam nisur këtë punë kur isha 12 vjeç, pasi xhaxhai im më prezantoi me botën e cirkut, të artit dhe argëtimit. Ai ishte trajner dhe mësonte njerëzit si të bënin truke dhe të ishin argëtues. Që atëherë ai më vuri emrin e artit Xhaxha Tito, të cilin fëmijët e dashurojnë.” – rrëfehet Mohammed për hapat e parë të karrierës së tij.

I riu shprehet se nuk e kishte menduar kurrë në 6 vitet e tij të stërvitjes, se puna e tij do të bëhej kaq e rëndësishme për fëmijët të cilët janë rritur nën zhurmën e bombave dhe pasojave të tyre shkatërrimtare.

“Unë jetoj në veri të Gazas dhe jam një ndër të paktët njerëz të cilëve u ka mbetur të bëjnë diçka tjetër, veçse të mbijetojnë. Më duhet t’i bëj njerëzit të qeshin ndërkohë që lufta vazhdon. Jap maksimumin çdo ditë pasi nuk e di a do të mund t’i shoh më këta fëmijë.” – shprehet 18-vjeçari.

Statistikat thonë së 79% e fëmijëve në këtë zonë vuajnë nga makthet, kurse 49% duan të vdesin. Rreth 17.000 fëmijë janë jetimë pasi prindërit e tyre janë vrarë apo kanë humbur në rrënoja. Këto shifra jo vetëm që e bëjnë armëpushimin e sapoarritur shumë të domosdoshëm, por edhe suportin për shëndetin mendor të të mbijetuarve, një objektiv të radhës. Puna e Mohammed apo e kolegëve të tij çdo ditë, u dhuron fëmijëve buzëqeshje që ua zbukuron sado pak jetën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com