“Larg pseudogazetarëve kanibalë”, – reperi Fedez thotë se ka rigjetur frymëzimin
Është një periudhë ndryshimesh kjo edhe për reperin e njohur Fedez. Në kanalin e tij në Telegram, italiani ka deklaruar se po kalon momente të forta kreativiteti këto kohë, çka e bën atë të fokusohet vetëm te muzika dhe te podcasti.
“Preferoj t’ju shkruaj këtu, sepse është më e sigurt se pseudogazetarët kanibalë! Këto ditë kam përjetuar një atmosferë që nuk ndjeja prej vitesh. Jam duke shkruar shumë dhe kam rigjetur dashurinë për penën. Nuk nan dan shumë kohë nga rikthimi im!” – shprehet Fedez në kanalin e tij.
Kjo periudhë frymëzimi vjen njëkohësisht edhe me vendimin për të ndryshuar mënyrë komunikimi, që shpesh e ka future në telashe apo e ka bërë pjesë të lajmeve të showbizit.
“Vendosa të flas vetëm nëpërmjet muzikës sime apo prodhimeve të mia, si podcasti. Nga sot e tutje vetëm këto do të jenë mënyrat e mia të komunikimit. Thjesht sepse kështu mund të shpreh vërtetë çfarë ndjej apo mendoj” – shton italiani, i cili pas një periudhe shumë të trazuar që pas ndarjes nga influencerja e famshme Chiara Ferragni, ka gjetur çelësin e një jete më të qetë publike, e gjithashtu edhe më produktive.