Armand Duka bën një tjetër “gol”, merr rolin e rëndësishëm në FIFA
Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij, por edhe për imazhin e futbollit shqiptar.
Ai është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s, për një mandat që zgjat 4 vite. Qëllimi i këtij komiteti është mbështetja e federatave anëtare, për zhvillimin e tyre institucional dhe për zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.
Një rol tjetër me rëndësi ky për Dukën, që prëj vitesh tashmë mban pozicione të larta në arenën ndërkombëtare të futbollit, krahas drejtimit të FSHF, si Anëtar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA dhe si zv. President i saj.
Të jetë një hap tjetër ky drejt një të ardhmeje që do ta shohë në karrigen kryesore të drejtimit të institucionit europian të futbollit? Ndoshta, mbetet për t’u parë…
