Sorry, no posts matched your criteria.

Si aktori Ben Stiller “kopjoi” prindërit për të shpëtuar martesën e tij?

Aktori i famshëm Ben Stiller ka folur së fundmi për luhatjet e marrëdhënies së tij me bashkëshorten Christine Taylor, duke përmendur ndarjen me marrëveshje e më pas ribashkimin.

Në dokumentarin “Stiller & Meara: Nothing is Lost”, i cili pati premierën vetëm 2 ditë më parë në Festivalin e Filmit në New York, aktori ka reflektuar se si martesa prej 61 vitesh e prindërve ka ndikuar në të tijën.

Ben Stiller dhe bashkëshortja e tij u njohën në set xhirimi e më pas u martuan në vitin 2000, në një martesë të gjatë nga ku lindën dhe 2 fëmijë. Pas 17 viteve martesë, pikërisht në vitin 2017 ata u ndanë, për t’u ribashkuar të gjithë si familje në nisje të pandemisë së Covid-19.

59-vjeçari, në dokumentarin e tij shprehet se teksa përjetonte ndarjen nga dashuria e tij e madhe, shihte prindërit të martuar prej më shumë se 50 vitesh dhe ndihej i dështuar në atë çka ai vet kishte bërë.

Por pas periudhës së ndarjes, gjithë reflektimet dhe ndjenja mes tyre “fitoi” dhe ribashkimi i ndryshoi gjërat.

Për këtë, Stiller sërish shprehet në dokumentarin e ri “Stiller & Meara: Nothing is Lost”. “Papritur, ne ishim sërish në të njëjtën shtëpi dhe gjatë asaj kohe nisa të punoj për filmin. Pra të gjitha gjërat lindën së bashku: idetë, forcimi i marrëdhënies sonë, të gjitha teksa shinim martesën e prindërve të mi, në një formë që nuk e kisha parë kurrë më parë.” – shprehet aktori i njohur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com