Nga planet për dasmë deri tek fobia më e madhe, Dojna Mema flet pa “doreza”
Moderatorja e njohur Dojna Mema së fundmi ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka rrëfyer më shumë për jetën e saj personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës Dojna ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Vlashent Sata nuk do të bëjnë një dasmë pasi ata preferojnë më shumë që të shpenzojnë para për udhëtime dhe për të krijuar momente të bukura.
“Unë nuk jam fanse e dasmave sepse mendoj që me çmimet që kanë shkuar dasmat do preferoj që të shpenzoj para për të bërë udhëtime dhe për të krijuar momente të bukura. Maksimumi do të bëjmë një festë të madhe për miqtë tanë por vetëm kaq nuk do të ketë një dasmë klasike.”- tha Dojna.