Sorry, no posts matched your criteria.

Deklarata për Beatrix Ramosaj/ Vëllai i del në mbrojtje Albano Bogdos dhe thumbon kritikuesit e tij: Fjalët e një mbreti do t’i dhembin gjithmonë

Deklarata e moderatorit Albano Bogdo në emisionin e tij më të ri, ku ofendon rëndë këngëtarin Alban Ramosaj, ka sjellë zemërimin e rrjetit kundër tij.

Ai iu drejtua me fjalët këngëtarit: ”Kush është Alban Ramosaj? Alban Ramosaj është ai që iu ** motra në Big Brother”, fjalë të cilat nuk janë pritur aspak mirë në publik.

Por duket se Albano nuk ka ndërmend të reflektojë, dhe diçka të tillë e tregon postimi në Instastory i vëllait të tij, Kevit.

Ai shkruan në rrjetin social se fjalët e një mbreti do t’i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari, duke thumbuar kështu hapur kritikuesit e ish-aktorit të komedisë.

Fjalët e një mbreti do t’i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës,” shkruan ai në Instastory.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com