Nikola Munishi: Branding the Success
Nikola ishte vetëm 8 vjeç, kur familja e tij u zhvendos në Zvicër. Si një familje me tradita dhe shumë puntore, fati i tij ishte përcaktuar, nuk kishte rrugë tjetër veç suksesit. Ishte pikërisht familja që i dha mbështetjen për të shndërruar kompaninë e tij, në një nga brand-et më të pëlqyera në Zvicër. “Munishi”, sot është një destinacion cilësor dhe inovativ, sepse pas tij fshihet kjo familje, që nuk i është shmangur kurrë punës dhe përgjegjësive. Në rrëfimin e tij të parë, Nikola zbulon si ka qenë ky rrugëtim, me sfida, por edhe sadisfaksione të mëdha…
Një emër i njohur tashmë ndërkombëtarisht, por si ka nisur rrugëtimin i Nikolës?
Erdha në moshën 8-vjeçare në Zvicër dhe u shkollova këtu. U rrita në një familje te madhe, bujare dhe shumë puntore. Pastaj kryva “zanatin” për të punuar si zdrukthëtar, pasi u shkollova ne ketë drejtim vazhdova shkollimet te larta për te punuar në zyrë dhe si projektues ne ndertimtari, apo si arkitekt.
Cila është formula juaj e suksesit?
Së pari familja e mirë e qe gjen mbështetjen. Pastaj shkollimi dhe puna cilesore. Vizion e guxim për te realizuar ëndrra/projekte.
A mjafton vizioni dhe ambicia për të shkëlqyer?
Sigurisht që janë këto dy aspekte shumë te rëndësishme, mirë po pa punuar shumë dhe kryrje te detyrave me pergjegjësi e profesionale, nuk shkëlqen.
Mund të na rrëfeni barrierat tuaja të para?
Para dy dekada kur e hapem fabrikën tonë, ishte një ndër barrierat e para të na njoh komuniteti zviceran për prodhime cilësore te drurit dhe me arrit besimin te ta.
Si u ndërtua Munishi?
Jemi tre vëllezer. Gjergji dhe unë ishim te punësuar ne një kompani të madhe zvicerane ku prodhonim kuzhina, derisa Franklini ishte menaxher i financave në Ministrinë e Punëve. Kuptuam që kompania e madhe e kuzhinave kishte shumë pune e nuk kishte kapacitet për klientet e vegjël, kështu qe morëm guxim ta hapnim ne si familje vetë një kompani te tillë. Pasi gjyshi edhe babai imë kishin punuar e zotruar ketë punë, ishim te bindur qe do të kishim mjaft punë. Nga viti në vit firma “Munishi” u zgjerua si me prodhim ashtu edhe me hapje të firmave të tjera.
Çfarë do të thotë për ju, të jeni një ndër shqiptarët më të suksesshëm në Zvicër, por jo vetëm?
Është një rezultat pozitiv i një pune shumë vjeçare dhe siqurisht një kënaqësi e veçantë, qe na motivon edhe më shumë ne ambicionet tona.
Cila është këshilla që keni për çdo shqiptar që ka ëndrra dhe dëshirën për të bërë gjëra të mëdha?
Gjithëçka që bën, bëje me dashuri e cilësi. Puno shumë, për te qenë më i suksesshem. Rruga drejt suksesit nuk është pa pengesa.
Cilat janë ambicionet e Nikolës në biznes, ku pretendoni ta çoni Munishi?
Kem disa projekte te cilat duam ti realizojmë dhe që emri jonë familjare te mbetet një Brand.
Cila është krenaria më e madhe e kompanisë suaj?
Globalizimi ështe një proces shumë dinamik dhe ne një treg të tillë, jo te lehtë, te kem sukses mbi dy dekada.
Duket se me Munishi, keni krijuar edhe një standart të ri, sa inovativ jeni në punën tuaj?
Patjetër duhet të jesh inovativ, dhe te prodhosh, apo të dizajnosh diçka të re për treg. Sigurisht qe edhe kerkesat e klientëve të shtyjnë në këtë drejtim.
Çfarë iu diferencon nga kompanitë e tjera?
Eksperienca shumë vjeçare edhe arsyea qe jemi familje e shendoshë (mos t’them e shenjtë, siç thotë mami). Te njihem si shumë te suksesshem per veprimtarinë në sektorin e pronës dhe mobilieve.
Flasim pak për jetën tuaj jashtë angazhimeve, si e ndani kohën mes punës dhe familjes?
Kohen e lirë zakonisht e kaloj me familje dhe në pushime, kam dëshirë ta shoh botën.
Cili është tipari karakterizues i juaj?
Besoj që guximi dhe vullneti për t’i çuar gjërat përpara. Dhe i bindur qe ka gjithnjë mundësi.
Mund të na listoni momentet që iu kanë shndërruar në atë që jeni sot?
– Vendimi për hapjen e firmës së parë
– Martesa me Valentinën dhe kur u bëra babë (tani i kem tre fëmijë)
– Blerja e ndërteses se parë në Zvicër
– Ndërtime të para shtëpie/ndertesa
– Investime ne projekte t’ndryshme
– Hapja e firmave të reja me partner
– Te jem CEO i 7 kompanive në Zvicër