Christina Aguiliera flet “pa dorashka” për jetën e saj seksuale dhe zbulon vendet e çuditshme ku ka bërë seks
Këngëtarja Christina Aguilera ka folur për jetën e saj seksuale, ku ka treguar se edhe në moshën 42-vjeçare ajo është goxha aktive madje është shprehur se është një eksperte kur bëhet fjalë për seksin.
Artistja tregoi se ka përjetuar orgazma në katër pjesë të vaginës së saj si dhe ka dhënë këshilla rreth seksit.
Qëllimi i saj është të frymëzojë gratë që të ndihen rehat duke folur për përvojat e tyre dhe të kenë kontrollin e trupit dhe seksualitetit të tyre.
Këngëtarja e hitit “Dirty” theksoi vlerën e të pasurit dikë me të cilin mund të eksplorosh, sepse për të seksualiteti është një gjë shumë specifike dhe ajo që një personi mund t’i pëlqejë, dikujt tjetër jo.
“Ka disa djem që nuk u pëlqen t’u preken testikujt… dhe ka disa djem që u pëlqen t’u ndodhin gjëra brutale,” vazhdoi ajo.
Christina ka vazhduar më tej me rrëfimin e saj ndërsa zbuloi gjithashtu se ajo ka qenë personi i fundit që ka humbur virgjërinë në rrethin e saj shoqëror.
Ajo tregoi gjithashtu vendet më të çuditshme ku ka bërë seks, në avion të mbuluar me batanije, në dush dhe në një studio të përkulur mbi një tavolinë.
Nuk është hera e parë që këngëtarja hapet për jetën e saj seksuale, në një intervistë për People Magazine ajo ka treguar se në moshën 42-vjeçare e ka njohur aq mirë vaginën e saj, saqë ka pika të reja kënaqësie që zbulohen me kalimin e moshës.
“Janë katër vende të ndryshme ku mund të përjetoj orgazëm rreth vaginës dhe kjo është e vërteta”, përfundoi ajo.