U shpreh se nuk ishte ‘çun burgu’, Bledi Mane nxjerr ‘zbuluar’ Qetsorin: Kemi qenë në të njëjtin burg, qëndronte poshtë tek gjirizet aty ku…
Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane rrëfeu 3 eksperiencat e tij me burgun.
Por pas daljes së gazetarit, në shtëpi iu bashkua një tjetër banor i cili ka pasur probleme me ligjin.Por ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arrestimi. “Nuk jam çun burgu unë! “, është shprehur ai. Mirëpo të kundërtën ka treguar ish-banori i cili ka rrëfyer se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.
“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja te biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë te gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave….”- u shpreh Bledi.
Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.