Oscars 2023, Yjet do të paguajnë 63,378 dollarë taksa për çantat e dhuratave të këtij viti
Yjeve të Hollivudit po u kërkohet të paguajnë taksa për çantat e dhuratave të këtij viti që u janë dhënë në ceremoninë e Oscars.
Përgjithësisht mendohet se ata që janë të famshëm përjashtohen nga disa detyrime, por realiteti është ndryshe. Të paktën, kur bëhet fjalë për shuma të tilla.
Çantat e dhuratave u shpërndahen çdo vit kandidatëve për Oscar dhe quhen “Të gjithë fitojnë”. Vlera e dhuratave të këtij viti që përmbajnë çantat vlerësohet të arrijë në 126,000 dollarë dhe ndërsa të gjithë menduan se ishte një përfitim falas për kandidatët, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) e konsideron atë të ardhur të tatueshme.
Sipas Forbes, vlera e dhuratave do të kushtonte 46,620 dollarë në taksa federale. Aplikantët që jetojnë në Kaliforni do të duhet të paguajnë një shtesë prej 13.3% në taksat shtetërore, e cila arrin në rreth 16,000 dollarë. Në total, të famshëmve u kërkohet të paguajnë 63,378 dollarë taksa për dhuratat e tyre të supozuara “falas”.
Kompania Distinctive Assets, e sheh këtë si një përfitim të madh, duke u dhënë kompanive ekspozimin që u nevojitet dhe duke i lejuar yjet të provojnë produkte dhe përvoja të reja.
Megjithatë, barra e rëndë tatimore mund t’i bëjë çantat e dhuratave jo aq të dëshirueshme sa duken në fillim. Ndërsa disa të famshëm mund të jenë në gjendje të “përballojnë” taksat, ky është një shpenzim i rëndësishëm që mund të ndikojë financiarisht disa.