Sorry, no posts matched your criteria.

Familja e famshme “Kardashian-Jenner” të paftuara në eventin e madh të modës Met Gala?

Familja Kardashian raportohet nuk do të marrë pjesë në një nga eventet e modës më të shumëpritur të vitit, atë të Met Gala.

Burime nga organizatorët e eventit zbuluan për Page Six se kryeredaktorja e Vogue Anna Wintour po bën një sërë shkurtimesh në listën e të ftuarve dhe duket se familja e famshme nuk do të përfshihet.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, megjithatë mediat rozë raportojnë se është bërë që të shmanget vëmendia nga motrat e famshme Kardashian-Jenner dhe fokusi të jetë tek moda.

Ndërkohë fansat e tyre do të duhet të presin deri me datën1 maj për të parë nëse Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner do të dalin në tapetin e kuq të Met Gala.

Të ftuarit në eventin e madh të modës duhet të vishen për nder stilistit të ndjerë Karl Lagerfeld. Karriera, krijimtaria dhe kontributi i tij në modë do të nderohen në Met Gala 2023.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com