Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh me Shakirën? Pas intervistës së fundit, këngëtarja fotografohet duke qarë

Këngëtarja është parë me lot në sy teksa ndodhej në një dyqan me djemtë e saj, pak ditë pas intervistës që dha në emisionin “Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”.

Burimet thonë se artistja u njoh nga disa njerëz teksa po bënte Pazar, madje tentoi dhe t’i fshihej kamerave duke mbajtur të veshur një kapele.

Në intervistën e dhënë disa ditë më parë, Shakira foli për ndjenjat e saj, duke theksuar se sa shumë ka ndikuar viti i fundit pas ndarjes me Gerard Pique.

Duke folur për suksesin e këngës së saj ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53” kënga që u bë virale për fejesën e ish-futbollistit me partneren e tij të re, Clara Kia, Shakira i tha Jimmy Fallon se sa i mirë ka qenë procesi i shkrimit të ndjenjave të saj në letër.

“Gjëja e kësaj kënge është se ajo është bërë një himn për kaq shumë gra atje. Kalova një vit shumë të vështirë pas ndarjes dhe bërja e kësaj kënge ishte shumë e rëndësishme për mua. Pasi publikuam atë këngë, u ndjeva sikur nuk kisha as fansa atje. Unë kam një grup grash që kanë kaluar të njëjtat gjëra që kam kaluar unë, që mendojnë ashtu siç mendoj unë, që ndihen sikur ndihem unë, të cilave u është dashur të durojnë aq shumë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com