Sorry, no posts matched your criteria.

Pse ju duhet agjenti imobiliar? Hodinela Qose zbulon pse është investimi juaj më i zgjuar

Tirana, metropoli që dita-ditës po zgjerohet duke u shndërruar në një destinacion për të gjithë ata që duan të kenë shtëpinë e ëndrrave. Por shpesh herë të gjesh shtëpinë e ëndrrave nuk është e thjeshtë. Me kalimin e viteve, edhe kultura e blerjes së një prone ka ndryshuar në vendin tonë. Ditët e sotme, puna e agjentit imobilarë, është shndërruar në një domosdoshmërisht. Brokerja Future Home Real Estate, Hodinela Qose, na tregon ekskluzivisht pse na duhet ndërmjetësia e një agjenti për të blerë një pronë, mbi të gjitha në Tiranë.

“Brokeri është profesionisti që njeh dhe vlerëson më së miri pronat që janë në shitje. Ka ikur koha e sekserëve, apo e blerjeve mik pas miku. Nevoja e një agjenti imobilarë sot është investimi më i mirë në blerjen e pronës. Dua të theksoj këtu, që të gjithë agjentët e Future Home Real Estate, janë profesionistët ndër më të aftët në treg, që kanë një eksperiencë të gjatë dhe njohuri perfekte në çështjet e pronës. Le të themi që ne jemi garancia e parë e një prone të sigurt, por mbi të gjitha e një blerjeje të zgjuar. Sot Tirana është një qytet që zgjerohet dhe ndryshon me ritme të shpejta. Ndaj është brokeri ai që njeh pronat, shitësit, vlerën e pronës, por mbi të gjitha, është aty për ju, për të realizuar blerjen më të zgjuar dhe më të sigurt”, u shpreh Hodinela.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com