Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez nxjerr në shitje rezidencën luksoze në Kaliforni për çmimin marramendës

Ylli i muzikës, Jennifer Lopez, u martua për herë të katërt në vitin 2022 dhe pas një muaji intensiv të mjaltit duke bërë turne nëpër botë me Ben Affleck, artistja dhe bashkëshorti i saj i janë rikthyer jetës së përditshme.

Aktori ka vazhduar me xhirimet e projekteve të reja, gjersa këngëtarja sapo ka publikuar një film të ri të quajtur “Shotgun Wedding”, ku luan rolin e një gruaje që do të martohet.

Lopez është bërë sërish kryefjalë këto ditët e fundit pasi vendosi të nxjerrë në shitje një nga pronat më luksoze që mund të gjenden në Kaliforni.

Fotografitë e pronës së saj janë publikuar në uebsajtin dhe rrjetet sociale të një prej agjencive më të famshme të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara.

Rezidenca është hedhur në treg me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh, pasi aktorja e bleu pronën në vitin 2016 për 26 milionë euro. Kjo do të thotë se shumë pak mund të përballonin blerjen e pronës së saj.

Rezidenca prej 13,000 metrash katrorë ka nëntë dhoma gjumi, 13 banja, një kinema dhe sallone të ndryshme të brendshme si dhe tarraca për t’u çlodhur.

Sa i përket pamjes së jashtme, prona e yllit të “Hustlers” ka një amfiteatër të rrethuar me gjelbërim, tarraca, një pishinë dhe madje një liqen privat me një zonë plazhi për t’i shpëtuar paparacëve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com