Pas luftës me alkolin, Gentjan Pjetri rrëfen historinë e dhimbshme të divorcit
I njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare”, Gentjan Pjetri, ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët.
Një kohë të gjatë qëndroi larg ekranit dhe vëmendjes publike, ai u rikthye në vëmendjen e të gjithëve pas intervistës bombë të dhënë për “Syri Tv” pak kohë më parë. Së fundmi, “Doktori i Fiks-it” ka dhënë një tjetër intervistë për “Glamour Zone”, ku përpos problemeve që e shoqëruan largimin e tij nga ekrani ka folur edhe për çështje personale deri tek kthimi në ekran ai u ndal si fillim tek ndarja e tij nga ish-gruaja, duke e cilësuar si një divorc jo i lehtë.
“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr, do hapet një gjyq dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.” I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj: “Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.
Në intervistën e tij të parë Genti rrëfeu luftën e vështirë që kishte kaluar me alkoolin. Edhe në këtë dalje, Pjetri e preku këtë periudhë të errët të jetës së tij. “Ka probleme në punë trysninë e kam pasur gjithmonë problem jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje.
Kur të thyhet zemra u bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetes. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli, nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë përt mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”. Sërish u rikthye në ekran si bashkëprezantues në një emision mëngjesi, pas vitesh mungesë. I pyetur si e përjetoi këtë rikthim, Doktori nuk e fshehu emocionin, madje u përlot. “Më kishte marrë malli shumë, po ta zgjas prekem. E kam adhuruar dhe e dua.”