Shakira gati për jetën e re në SHBA bashkë fëmijët e saj, këngëtarja në kërkim të një dadoje
Pas divorcit nga ish-bashkëshorti Gerrard Piqué, Shakira është duke planifikuar kthimin e saj në Miami.
Ende nuk dihet dita e saktë e transferimit që këngëtarja do lejë Barcelonën bashkë më djemtë e saj për në SHBA, por sipas zërave mund të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të 2023-shit.
Duket se “halli” më i madh i Shakirës është kërkimi i një dadoje për djemtë, me kushtet dhe pagën që janë bërë të ditura tashmë.
Dado-ja që do punojë në shtëpinë e Shakirës, duhet të kujdeset mirë për fëmijët dhe mos zbulojë asnjë detaj nga jeta private e familjes. Bëhet fjalë për një pagë mesatare, e cila shkon deri në 3000 euro.