Sorry, no posts matched your criteria.

Ish-punonjësit e ‘Addidas’ bëjnë deklaratën e fortë ndaj Kanye West: Ai na tregonte fotot nudo të Kim Kardashian!

Pasi kompania ‘Adidas’ ndërpreu marrëdhëniet me Kanye West për shkak të postimeve të tij antisemitike, ish-punonjësit kanë pohuar së fundmi se reperi u ka treguar stafit pornografi dhe foto nudo të ish-bashkëshortes Kim Kardashian si një “mënyrë për t’i frikësuar”.

Një ish- punonjës, pohoi se West i tregoi atij një foto nudo të yllit televiziv, gjatë një interviste pune në vitin 2018.

“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi i “Heartless” teksa kishte nxjerrë një foto “shumë personale” të Kardashian në telefonin e tij.

Gjithashtu një tjetër thuhet se kujtoi 43- vjeçarin, duke treguar një video me pullë të kuqe të Kardashian.

Kur u pyet se West tregonte foto të themelueses së Skims, një person i tretë me sa duket i konfirmoi akuzat ndaj reperit. Ata pretenduan se West “nuk kishte frikë të shfaqte imazhe +18 ose të fliste për situata që duheshin mbajtur private”.

Këto situata u detajuan gjithashtu në një letër të hapur të titulluar “E vërteta rreth Yeezy: Një thirrje për veprim për udhëheqjen e Adidas”, e cila u mor nga ‘Rolling Stone’.

Kujtojmë se West i tregoi drejtuesve të Addidas një video 30-minutëshe në YouTube, në të cilin shfaqte pamje pornografike.

Në pamjet e publikuara, 45-vjeçari mbante telefonin e tij horizontalisht përballë biznesmenëve.

“A është ky një film porno?”- pyeti njëri, të cilën West u përgjigj: “Po”.

“O Zot,” tha një tjetër, i cili dukej i bezdisur nga ajo çka po shihte.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com