Sorry, no posts matched your criteria.

12 orë në rradhë për të bërë nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II, David Beckham nuk i mban dot lotët

David Beckham u pa i  emocionuar duke i dhënë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II pasi priti në radhë për më shumë se 12 orë për t’i bërë nderimet e tij monarkes së ndjerë.

Ylli britanik i futbollit u pa duke fshirë lotët brenda sallës Westminster ditën e sotme (16 shtator).

Ai ndodhej pa familjen e tij ndërsa u pa në orën 2:00 të mëngjesit të së premtes dhe priti mbi 12 orë për të parë Mbretëreshën.

Beckham nuk dukej se e vrau mendjen për vëmendjen që mori në rradhë dhe dyshohet se bleu një kuti me petulla për fansat që kishte pranë për t’i mbajtur ata energjikë teksa prisnin në radhën e gjatë, shkroi një person në Twitter.

Beckham ishte i veshur me rroba zie, i veshur me një kostum të zi dhe një kapele. Ai hoqi kapelën kur hyri në sallë.

Disa njerëz e lavdëruan Beckhamin që priti në radhë për më shumë se 12 orë, pavarësisht se ishte një personazh i famshëm dhe rrezikonte të shihej dhe afrohej nga fansat.

“Pa qenë aspak: ‘Ua në fakt është e vështirë të jesh një njeri i famshëm’, për David Beckham të vijë vetëm dhe të qëndrojë në radhë për dhjetë orë, kur të gjithë do ta njohin atë, është shumë e çuditshme.”, shkroi dikush në Twitter.

“Më pëlqen që ai e bëri këtë, dhe nuk zgjodhi rrugën e shpejtë,” shtoi dikush tjetër.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com