Rita Ora rrëfen për herë të parë nga Tirana se si është paragjykuar në fillimet e saj
Rita Ora ka mbërritur ditën e diel (4 shtator) në Tiranë, ku ndalesën e parë bëri në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’.
Ylli me origjinë shqiptare zhvilloi një bashkëbisedim më studentët e Liceut së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku patën mundësinë t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshme këngëtares.
Rita ka rrëfyer eksperiencën dhe vështirësitë e saj për tu futur në industrinë e muzikës ku tregoi se e kanë paragjykuar dhe për ngjyrën e saj të lëkurës.
“Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm. Dhe ata ishin si: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë isha: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekzotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht”,- u shpreh artistja.
Rita e ka dëshmuar shpeshherë se është krenare për origjinën e saj. Jo vetëm përmes promovimit që i bën në rrjetet sociale por edhe duke ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri. Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj, kulturën dhe artin. Kujtojmë se në vitin 2012 ajo ka xhiruar në Kosovë këngën që Rita publikoi për t’i treguar të gjithë botës origjinën e saj. E po ashtu, në EP e saj të fundit të publikuar në 2021, Rita u shfaq e veshur me veshje me motive kombëtare të stiluara nga Valdrin Sahiti.
Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012. Këngëtarja bukuroshe sapo kishte publikuar hitin e saj R.I.P që i dha famë ndërkombëtare dhe pak më vonë e performoi këtë këngë edhe në Tiranë duke emocionuar publikun.
Tashmë Rita do të mbajë një koncert në Tiranë në 6 shtator. Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’, i cili do të jetë falas dhe të gjithëm und të kenë mundësinë ta shikojnë artistën duke performuar në skenë.