“Babai i dikujt”/ Tea publikon mesazhet ngacmuese që i mbërrijnë në Instagram
I ndodh pothuajse të gjithëve, të marrin mesazhe nga të panjohur në rrjetet sociale. Por kur flasim për personazhe të njohura, rrjedhimisht këto mesazhe janë edhe më të shpeshtë. Ish-konkurrentja e Përputhen, Tea Trifoni ka publikuar mesazhet që i mbërrijnë asaj nga një burrë. Bashkë me foton e tij, ajo ka publikuar edhe mesazhet e mbërritura në inbox-in e saj. “Kush tjetër merr mesazhe të tilla nga babai i dikujt?”, ka shkruar Tea, e cila ka zgjedhur t’i mbulojë vetëm pjesën e syve mesazh dërguesit të saj. Ashtu si shihet edhe në atë çfarë ajo ka postuar, ‘fansi’ nuk i ndahet Teas, duke i shkruar si dhe duke e ngacmuar. Me gjasa Tea nuk është e vetmja që merr të tilla mesazhe, ndonëse shumica zgjedhin mos t’i japin vëmendje.