Sorry, no posts matched your criteria.

Për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, tashmë mund të mësoni gjuhën e serialit në “Duolingo”

Sa herë keni menduar duke parë “Game of Thrones”, sa “cool” do ishte po të flisnit gjuhën e dragonjëve që përdoret në serial. Epo që tani e tutje mund ta keni këtë mundësi, pasi aplikacioni i njohur “Duolingo” ofron kursin në “High Valyrian”.

‘Valyrian’ sigurisht nuk është një gjuhë reale, por e krijuar për serialin “Game of Thrones’ nga David J. Peterson.  Në përditësimin më të ri, “Duolingo” ofron kursin e tij ‘High Valyrian’ dhe po shton 159 fjalë të reja në fjalor për nder të publikimit të serialit “House of Dragon”.

‘Duolingo’ bashkëpunoi me Peterson në 2019 për të krijuar një kurs ‘High Valyrian’ në aplikacion.

Përditësimi vjen ndërsa fansat presin publikimin e prequel-it “House of the Dragon”, i cili do të nisë në HBO dhe HBO Max më 21 gusht. Ata që janë të interesuar të flasin saktë “High Valyrian” mund të mësojnë si të diskutojnë, flasin për veten e tyre dhe komandojnë dragonjtë me aq ekspertizë sa Daenerys Targaryen.

“House of Dragon” bazohet në romanin “Fire & Blood” të George R.R. Martin, i cili tregon historinë e Shtëpisë Targaryen. Ndodhet 200 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe me yjet janë Paddy Considine, Matt Smith, Olivia Cooke, Emma D’Arcy, Steve Toussaint, Eve Best, Fabien Frankel, Sonoya Mizuno dhe Rhys Ifans.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com