Sorry, no posts matched your criteria.

Pavarësisht se nuk janë bashkë, Alex flet me superlativa kur vjen puna tek J.Lo

Një nga ndarjet më të bujshme të viteve të fundit ka qenë padiskutim ndarja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Atëherë kur të gjithë prosnim martesën pas një propozimi aq romantik sa ai që i bëri Alex, erdhi ndarja. Së fundmi Rodriguez ka folur për ish-të fejuarën e tij me superlativa.

Gjatë podcast-it “The Martha Stewart Show”, Alex foli për lidhjen me J.Lo dhe nuk tha asgjë tjetër veçse lavdërime për të.

“Ja çfarë do t’ju tregoj për Jennifer-in dhe u thashë disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë, ajo është njeriu më i talentuar që kam pasur ndonjëherë përreth,” tha 46-vjeçari. “Punëtorja më e madhe. Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe, interpretuesja live më e mirë në botë sot.”,- u shpreh ai.

“Shikoni, ne kaluam shumë mirë,” tha ai duke reflektuar për marrëdhënien e tyre. “Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët të parët dhe në qendër të çdo gjëje që bëjmë.”

Rodriguez është babai i dy vajzave, Natasha dhe Ella, 17 dhe 14 vjeçe, me ish-gruan e tij Cynthia Scurtis, ndërsa Lopez është nënë e binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Maximilian me ish-bashkëshortin Mark Anthony.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com