Sorry, no posts matched your criteria.

“Kanë përfituar nga ajo”, Albërija e ka një fjalë të fundit për eksperiencën e Trixës në Big Brother

Albërije Hadërgjonaj ka folur së fundmi për mbesën e saj, Beatrixin në studion e “Goca dhe Gra”. Këngëtarja tregoi për gjendjen emocionale të Beatrixit, sidomos pas historisë së shumëpërfolur të saj me Donald Veshajn, brenda shtëpisë së Big Brother.

Këngëtarja tha se nga Beatrix kanë përfituar të gjithë, pasi ajo është shumë e brishtë dhe pa eksperienca, por jo të gjithë burrat janë të mirë.

“Beatrix është një vajzë e butë e çiltër dhe naive. Por ka një karakter të fortë, i ka ngjarë babait të saj të ndjerë. Unë i kam bërë disa këngë dhe dua të sjell të gjithë atë që ka kaluar, në etapa. Është momenti për të, se kanë përfituar të gjithë. Dua ta mbyll këtë temë, si teze dhe si artiste në radhë të parë. Mendoj historia e Big Brother doli jashtë kontrollit, mori norma të papritshme dhe Beatrix përveçse shumë e brishtë, është vajzë pa eksperienca. Kemi gra të buta në familje, nuk janë të gjitha të forta. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë. Kjo nuk ishte ndonjë gjë… Jeta është një dhuratë, duhet të ngrihemi ta bëjmë atë të bukur për veten tonë, për askënd tjetër. Nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Jo të gjithë burrat janë të mirë”,- tha Albërija.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com