Sorry, no posts matched your criteria.

Telashet për Amber Heard nuk kanë të mbaruar! Aktorja nën hetim për dëshmi të rreme…

Telashet për Amber Heard duket se nuk kanë të përfunduar. Aktorja është ende duke u hetuar për një çështje të dëshmisë së rreme në Australi. Një zëdhënës konfirmoi hetimin, i cili rrjedh nga importimi i dy qenve të saj në Australi shtatë vjet më parë.

Heard ishte ende e martuar me ish-burrin e saj Johnny Depp, 59 vjeç, në maj 2015 kur solli në Australi dy qentë e saj, Pistol dhe Boo, pa deklaruar kafshët shtëpiake, pavarësisht se vendi kishte rregulla të rrepta.

Pasi ajo u deklarua fajtore për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit në gjykatë, çështja u mbyll, dhe Heard dhe Depp filmuan një video duke kërkuar falje.

Pavarësisht se çështja u shpall e mbyllur, tani po kërkohen të merren deklarata të dëshmitarëve dhe pastaj do të shqyrtohet nëse provat janë të mjaftueshme për të garantuar ndjekjen e çështjes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com