Sorry, no posts matched your criteria.

Vendimi për abortin në SHBA, sjell reagime të forta nga personazhet publikë

Aborti nuk është më një e drejtë kushtetuese në SHBA, pas vendimit të fundit nga Gjykata Supreme. Shtetet federale mund të vendosin rregullat vetë dhe më shumë se gjysma e tyre kanë propozuar tashmë për ta bërë abortin të paligjshëm.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga opinionin publik dhe nga shumë figura të famshme.

Ish-presidenti demokrat, Barack Obama u shpreh: “Sot, Gjykata e Lartë ia ktheu vendimin më intensiv personal që dikush mund të marrë, tekave të politikanëve dhe ideologëve, duke sulmuar liritë thelbësore të miliona amerikanëve”.

“Më thyhet zemra që tani mund të jemi të destinuar të mësojmë përjetimet e dhimbshme të një kohe përpara se Roe të bëhej ligj i vendit, një kohë kur gratë rrezikonin të humbnin jetën e tyre duke bërë aborte të paligjshme”- u shpreh ish-zonja e parë Michelle Obama.

“Pas kaq shumë dekadash njerëzish që luftojnë për të drejtat e grave për trupin e tyre, vendimi i sotëm na e ka hequr këtë”,- ka qenë reagimi i Taylor Swift.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com