Sorry, no posts matched your criteria.

“E neveritur nga deklarata jote”, Zhaklin Lekatari e revoltuar pas mesazhit të Fifit për partnerin

Fifi ka bërë së fundmi edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj, Adis Patushin.

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë . Të dua”– ka shkruar këngëtarja në Instagramin e saj krahas një fotoje ku të dy janë duke qeshur.

Mirëpo një pjesë e këtij dedikimi ka irrituar gazetare Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e “neveritur” nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë. Sipas Zhaklin fjalia “unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ ishte gjëja më e shëmtuar e thënë nga një grua në shekullin 21.

Gazetarja mendon se ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre. 

Me anë të disa videomesazhe në InstaStory-n e saj Zhaklin iu drejtua publikisht këngëtares.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”. – u shpreh Zhaklin sipas PanoramaPlus.

Zhaklin u shpreh se në ditët e sotme po luftohet që dhe po bëhet një punë e jashtëzakonshme për të çliruar gruan dhe ai postim ishte “për të vënë duart në kokë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com