Lady Gaga pozon nudo për Vogue
Fenomeni i popit, 35 vjeç, kryeson numrin e dhjetorit të British Vogue, si dhe edicionin e nëntorit të Vogue Italia, me një ‘foto dramatike’ nga fotografi i famshëm Steven Meisel.
Kryeredaktori britanik i Vogue, Edward Enninful, i cili stiloi Gaga-n, tha se donte ta vishte atë me “diçka përrallore”.
Por, këngëtarja e “Shallow” madje u zhvesh për një foto të zjarrtë, duke pozuar nudo në dysheme.
“Çfarëdo që të vesh,” i tha ajo ekipit në veshjen e saj për xhirimin, “Unë do t’i shërbej magjepsjes.”