Sërish marrëdhënie të ngrira? Robert Berisha: Nuk e kam takuar djalin e vogël të Patrisit
Këngëtari i njohur Robert Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetaren Irini Meçe në “Edicionin Veror”. Mes të tjerash, ai foli për herë të parë për nipin, djalin e dytë të Tunës dhe Patrisit. Roberti tha se nuk e ka takuar ende, pasi Patrisi ishte me pushime në Turqi.
“Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”, tregoi ai. Kujtojmë se Tuna u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë me ardhjen në jetë të vogëlushit Zen.