Pasi kthehet si kampion nga Europiani, Marco Verrati bën dasmë romantike në Paris
Marco Verratti ditën e djeshme është martuar për herë dytë, kësaj radhe me të dashurën modele Jessica Aidi – disa ditë pas fitores ndaj Anglisë në finalen e Euro 2020.
Verratti dhe bukuroshja brune u martuan në një ceremoni elegante në Paris, të rrethuar nga miq e familjarë. Nusja të vend të fustanit tradicional kishte veshur një kostum të bardhë dantella në ngjyrë kremi.
29 vjeçarja Jessica, ishte parë për herë të parë ne shoqerine e 28 vjeçarit Verratti, baba i dy fëmijëve, në garën Monaco Grand Prix në 2019, disa muaj pasi futbollisti i skuadrës franceze PSG njoftoi divorcin nga gruaja Laura Zazzara.
Jessica Aidi duke mbajtur në krahë djalin e futbollistit në ceremoninë në Paris. Furbollisti mbante një kostum të zi e këmishë të bardhë, teksa stili përshtatej me rrobat e fëmijëve.