Belen Rodriguez nënë për herë të dytë, emri i veçantë që ka zgjedhur për vajzën
Belen Rodriguez sjell në jetë vajzën e saj Luna Mari, fëmijën e saj të dytë nga i dashuri Antonino Spinalbese. Në mes të natës shoëgirli argjentinas postoi në Stories një foto të këmbës së vogëlushes me mbishkrimin: ‘Është dikush që lindi tani’.
Edhe Antonino ndau në instagramin e tij, një foto me këmbën e vogëlushes me një dedikim të ëmbël: Unë do të të pushtoj në çdo moment, sepse ke… aromën e lumturisë’.
Ndërsa për Belenën e tij të dashur ai shkruan ‘Faleminderit Muneca’ ‘Faleminderit kukull’. Ajo u përgjigj me një foto të çifit dhe dy fjalë të thjeshta: “Ju dua”.