Foto/ Tha se do ta mbante sekret, zbulohet i dashuri i Anës
Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ana Kauri gjatë intervistave të fundit ka lënë të kuptohej se ka nisur një lidhje të re pas daljes nga programi. Ana u shpreh për “Prive” se lidhja e saj sapo është krijuar dhe partneri nuk është personazh publik.
Ndërsa, së fundmi VIP-at e Bllokut në Instagram kanë publikuar një foto të ish-konkurrentes krah një djali për të cilin thuhet se është partneri i saj. Vetë Ana nuk ka reaguar ende pas publikimit të kësaj fotoje, por ish konkurrentja pak kohë më parë u shpreh se është shumë e lumtur me partnerin.