Miss-i rrëfen prapaskenat e spektakleve të bukurisë: Bosat duan vajza të bukura
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi përfaqësoi vendin tonë në “Miss Eurasia 2021”, nga ku u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”. Si fillim Denisa tha që gara nuk ishte e drejtë pasi një pjesë e mirë e vajzave konkurrente kishin shumë ndërhyrje plastike. Madje, sipas saj, edhe vetë fituesja.
Më tej ajo nuk ngurroi të tregonte disa prapaskena të tjera, të cilësuara tendencioze dhe të dyshimta. “Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. P
ër çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga organizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”, u shpreh ajo.E ndërsa Bieta e pyeti se për kë bëheshin këto oferta, modelja shprehu dyshimet për bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura./tch