Elvana Gjata në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin
Elvana Gjata ka zhvilluar një takim me presindenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Fotot i ka publikuar vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, ku ashtu si shihet, këngëtarja i ka dhuruar edhe albumin e saj të fundit, “Çelu”.
Duket se biseda mes dy femrave është vërtitur rreth artit dhe muzikës si dhe projekteve të së ardhmes. “E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët,“- shkruan këngëtarja krahas fotove.