Sorry, no posts matched your criteria.

“Nuk më ka dashur”, deklarata e Fifit ishte një mesazh për “Stracciatella-n”?

 Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas herë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me fansat e saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësi atyre që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet, e patjetër nuk kishin si të mungonin ato për jetën e saj private.

Një ndër ato më interesantet lidhej me çështjet e zemrës, nëse do kishte vazhduar ta donte një person që nuk ia ka kthyer dashurinë në të njëjtën mënyrë.

 “Nëse prap ju rastis ta doni fort dikë që ndoshta nuk do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”, e ka pyetur një ndjekës. Këngëtarja nuk ka ngurruar që të përgjigjet dhe ka zgjedhur që të hapë zemrën me të gjithë dhe të shprehet publikisht.

 “Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen A do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës”.

 “Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, është përgjigjur Fifi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com