Rrëfehen Donaldi dhe Romeo: Nuk kemi partnere, jemi ‘single’
Romeo dhe Donaldi kanë lançuar këngën e tyre të parë. Duket se vëllezërit binjak, tashmë i kanë hyrë edhe muzikës. Të ftuar në emisionin Soirée me Jonida Shehun, ata kanë folur për herë të parë edhe për jetën e tyre private. Mesa duket pas shumë thashethemeve dhe pas ndarjes nga Jonida Maliqi dhe Bora Zemani, dy djemtë janë beqarë.
Jonida Shehu: “Në klip ju ishit shumë afër me gocat. Unë kam një pyetje. Të dashurat nuk bëhen xheloze?”
Romeo & Donald Veshaj: Kush të dashura?
Donald Veshaj: Nuk kemi të dashura.
Romeo Veshaj: Ah moj Jonid, pse erdha.
Donald: Nuk ekziston si pyetje se në qoftë se do kishim, do bëheshin. Gjë që do të thotë që pyetja bie.