Liam Hemsworth zyrtarizon lidhjen me të dashurën e re
Pas ndarjes nga Miley, që bëri bujë të madhe mediatike , Liam ka vendosur të shohë jetën e tij dhe pse jo të krijojë një lidhje të re.
Tashmë, ai ka nisur të dalë hapur me modelen, me të cilën kaloi edhe natën e ndërrimit të viteve.
Në muajin dhjetor, Liam e prezantoi të dashurën e re me familjen dhe duket se gjërat janë bërë edhe më serioze.
Së fundmi, ai ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto me partneren e re, duke i zyrtarizuar kështu gjërat në sytë e publikut.
Ai ka publikuar disa foto nga një mbrëmje gala bamirësie ku ishin të pranishëm të dy. Në një nga fotot shfaqet dhe vëllai i aktorit dhe bashkëshortja e tij.
Teksa Liam shijon romancën e re, Miley vazhdon ta përmendë historinë me të në tekste këngësh, duke i treguar të gjithëve se ai ka qenë dashuria e saj e parë dhe lë të kuptohet që është e penduar për këtë humbje.