Sorry, no posts matched your criteria.

Rovena Dilo tregon momentin e papritur: Një burrë më erdhi në lokal dhe më kërkoi llogari

Rovena Dilo, këngëtarja e njohur, ka qenë e ftuar së fundmi në “Rudina”, ku ka folur më tepër për karrierën e saj.

Ajo ka treguar disa momente me fansat e saj.

“Duhet të dish që njeriu ka vlerë vetëm sepse është me të tjerët dhe është si të tjerët. Ti asnjë gjë nuk je pavarësisht se ti del në një ekran, unë bëj punën time atje. A e bëj mirë apo keq, kjo është gjë tjetër pastaj. Pra nëse një njeri të adhuron maksimalisht, ai e ka për efektin e famës sepse të shikon diku ku nuk të prek dot. Kam qenë me këmbë në tokë, edhe kur kam dëgjuar budallallëqe pafund, e kam parë si një çudi që është e shkëputur nga Rovena, nuk është Rovena që ka lidhje me to”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, Rovena ka dhënë edhe një shembull të shumë viteve më parë që kishte të bëntë pikërisht me fansat.

“Për shembull kanë ardhur shumë njerëz në lokal që sillnin fotografitë e tyre, ne të adhurojmë, na adhuro dhe ti, të duam. Një herë kur nxora këngën dhe albumin “Ante”, më vinte një person, ishte burrë i rritur dhe një moment më tha kam shumë ditë që kam ardhur dhe ti më ke parë. Unë e kisha parë se me uleshe atje dhe më tha si mund të thuash që dorëzohem? Kujt i dorëzohesh ti, më kërkoi llogari. Ai e kishte menduar shumë gabim që unë kisha thënë një titull dorëzohem. E kishte shkëputur nga konteksti im dhe e kishte marrë në kontekstin e vetë”, ka treguar këngëtarja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com