Sara dhe Atdheu u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin, dalin çift nga program
Sara gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të provokimeve të saj të shumta në “Për’puthen”. Disa javë më parë, ajo u deklarua në program vetëm për Gelianin, të njëjtën gjë bëri dhe ky i fundit. Atëhere kur të gjithë mendonim se dyshja do të dilte çift, Sara poston një foto në Instagram me Atdheun, ku shihen tepër të afërt me njëri-tjetrin.
Nuk u vonua shumë as reagimi i Gelianit, i cili u duk tepërt i zhgënjyer.
Mirëpo në puntatën e sotme, Atdheu u deklarua se është vetëm për Sarën, madje i propozoi të dilnin çift nga emisioni.
“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.
Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre. Megjithatë Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.
“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shumë e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.
Ndërsa Antonela që riktheu Atdheun në emision, e cilësoi gjithë këtë situatë si një aktrim.