Mesazhe kërcënuese për djalin e Andrea Pirlo: Ti dhe babai yt duhet të vdisni
Tifozat e Juventusit fajësojnë trajnerin Andrea Pirlo për ecurinë e dobët të skuadrës së tyre.
Mirëpo çfarë taksirati ka djali i tij që i vinë me mijra mesazhe kërcënuese?!
Ju duhet të vdisni”, shkruhet në njërin prej mesazheve kërcënuese. 17-vjeçari ndau mesazhin e rëndë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku nuk munguan dhe mesazhet e shumta të sensibilizimit në drejtim të tij.
Kujtojmë se rreth një viti më parë një frikë e madhe pushtoi familjen e Andrea Pirlo-s.
Vajza e ish-futbollistit të Milanit dhe Juventusit, ishte goditur nga një makinë në qendër të qytetit të Torino-s. Incidenti u shënua në rrugën mes Bonafus dhe Maria Vittoria, shumë pranë sheshit Vittorio. Vajza u transportua menjëherë në spitalin Regina Margherita. Ajo pësoi vetëm disa gërvishtje dhe një tronditje të lehtë. Megjithatë mjekët vendosën që ta mbanin disa ditë nën kontrollin e tyre në spital.
Andrea Pirlo ka lindur më 19 maj të viti 1979-të. Ai është trajner i klubit “Juventus”. Konsiderohet të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë. Pirlo është i njohur për vizionin e tij, kontrollin e topit, teknikën, kreativitetin, pasimin dhe aftësinë për goditje të lirë.