Sorry, no posts matched your criteria.

E paimagjinueshme! Ish-modelja e njohur, Loni Willison, fotografohet duke kërkuar ushqim në plehra

Modelja e njohur, Loni Willison, nuk u duk më në television dhe që nga viti 2016 ajo endet rrugëve dhe ka probleme me shëndetin mendor.

Së fundmi, ajo është kthyer sërish në epiqendër të mediave të huaja, të cilët kanë ndarë imazhe nga jetesa e saj në rrugë, ku duket sesi është transformuar.

Ish-modelja është shprehur se nuk ka bërë dush për një vit që të sigurohet që askush nuk do ta përdhunojë në rrugë dhe kur njerëzit e njohin, ata flasin me të, i japin disa para që ajo të ushqehet.

Cdo ditë të jetës ajo lufton për mbijetesë duke kërkuar ushqim në plehra.

Loni ka qenë e martuar me Jeremy nga viti 2012-2014, kur vendosën t’i jepnin fund martesës. Ish-modelja ka thënë para një viti për “The Sun” se mund të jetojë e vetme dhe se ka gjithçka për të cilën ka nevojë.

“Nuk kam celular. Kam ushqim dhe kam një vend ku mund të fle. Marr para këtu, ka ushqime në kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë gjëra këtu”, është shprehur Loni Willison.

Më parë ajo zbukuronte kopertinat e revistës “Australian Glam Fit”, ndërsa në fotot e fundit është shfaqur me disa dhëmbë më pak në gojë dhe me flokë të prerë shkurt ku mezi njihet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com