Keni celulit në vithe? Si ta hiqni në kushte shtëpie
Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshën, por me mënyrën e të ushqyerit, mungesën e aktivitetit fizik, gjenetikën etj.
Zonat rreth vitheve dhe kofshëve janë më problematiket për t’u prekur nga celuliti, sidomos tek femrat.
Ju mund të bëni praktika të thjeshta në shtëpi pa shpenzuar para për trajtime të ndryshme në qendra estetike.
Ja disa mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:
Uthulla e mollës: përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm.
Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.
Kafe dhe sheqer: përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi.
Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.