Lindita Halimi tregon të vërtetën për “sherrin” me Eneda Tarifën
Debati i Linditës me Enedën nisi kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, me të cilën prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Fill pas kësaj fitoreje, Lindita Halimi u shpreh publikisht kundër baladave, këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”, që asokohe është marrë se i drejtohej pikërisht Enedës.
Një vit më vonë Lindita Halimi u shpall fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me një baladë të titulluar “Botë”.
Tarifa i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë me një status ku përsëriti të njëjtat fjalë që Lindita ishte shprehur duke theksuar se bota është portokall.
Këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, ka qenë e ftuar Lindita Hailimi.
Këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që më në fund ka rastin për ta sqaruar për herë të parë të gjithë debatin me Enedën, duke nënvizuar se nuk ka asgjë me të, por përkundrazi, e ka xhan.
“Nuk e kam pasur aspak për atë temë. Domethënë nuk ka qenë tema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar në DM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike. Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj. Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më happy, fun. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj edhe njëherë që nuk e kam pasur për Enedën”, është shprehur Lindita Halimi.