Antoine Griezmann bëhet baba për herë të tretë
Çifti i njohur, Antoine Griezmann dhe Erika Choperena, janë bërë prindër për herë të tretë.
Erika solli në jetë një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Alba Griezmann.
Interesante është fakti që të tre fëmijët e futbollistit të njohur kanë lindur në datën 8 prill.
Griezmann mungoi në stërvitjen e Barcelonës sot dhe tifozët e Blaugrana ishin të shqetësuar për mundësinë që 30-vjeçari të kishte marrë një dëmtim vetëm disa ditë para El Clasico. Sidoqoftë, më vonë gjatë ditës, francezi njoftoi se u bë baba për herë të tretë.
Në një postim të shkurtër në Twitter dhe Instagram, Griezmann njoftoi lindjen e fëmijës së tij të tretë, të quajtur Alba, e lindur më 8 Prill.