Melisa do të rikthehet më fuqishëm se kurrë: Le të hapen letrat për të gjithë
Në një intervistë të dhënë tek aplikacioni më i ri i “Për’puthen” Tea tha se Andi vazhdonte lidhjen e tij jashtë me personin e zemrës dhe të gjithëve i shkoi mendja tek Melisa.
Andi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Teas, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të japë edhe ai versonin e tij.
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…
Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.
Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim…
Nga ana tjetër, Melisa në mes të gjithë kësaj zhurme vendosi ditën e sotme që të mbyllte llogarinë e saj në Instagram. Shumë e përkthyen si një lëvizje për të qëndruar larg “problemeve”, por në fakt nuk është kështu. Melisa ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka treguar se edhe ajo do të flasë shumë shpejt për gjithçka, sepse ndjehet e lodhur nga fjalët që po thuhen për të. Ajo shprehet se nuk mundet të durojë më tepër hipokriznë e njerëzve që përpiqen ta ulin, për t’u ngritur vetë sa më lart.
“Personazh publik apo jo personazh publik, mbi të gjitha jam njeri prej mishi e gjaku si të gjithë ju. Por me sa duket asnjë nuk ndalet. Nuk më ka mbyllur asnjë Insatgramin, account-in e kam mbyllur vetë sepse më lodhët.
Do rikthehem, sepse duhet të flas dhe unë. Jo për publikun, sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas gjëra të mia private! Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë gjithë njerëzit dhe portalet. Dihet të flas, sepse mesa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofinë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata. Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët, por meqë dëshironi këtë lojë, ua kam borxh pra! Le të hapen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem!”, shkruan Melisa në videon e saj.