Disa këshilla si t’i mbani flokët e drejta plot shkëlqim
Disa kanë flokë me onde dhe i duan të drejtë dhe disa të tjerë duan të kundërtën. Ka disa mënyra për t’i bërë ato me shkëlqim dhe të shndritshme:
1.Qumësht kokosi: Qumështi i kokosit nuk lidhet vetëm me mbajtjen e flokut tuaj të drejtë, por vetitë antibakteriale ndihmojnë në uljen e probabilitetit të infeksionit të kokës. Ekspertët thonë se ju duhet të nxjerrni lëngun e një arre kokosi dhe ta vendosni atë mbi flokët tuaj për dhjetë minuta para se ta shpërlani.
2. Birra: Nëse ju doni të mbani flokët tuaj të drejtë sigurohuni që ju jeni duke përdorur birrë. Sipas “Top 10 Home Remedies”, birra është e pasur me vitamina dhe antioksidantë që mbajnë flokët të fortë dhe të lëmuar. Ju mund të përdorni birrë për të shpërlarë flokët një herë të vetme.
3. Aloe Vera: Aloe Vera ka enzima që nxisin rritjen e shëndetshme. Plus, xheli mund të hidratojë flokët tuaj për t’i mbajtur ato të drejt. Flokët e thatë kanë shumë më shumë gjasa të rriten. Home Remedy Shop tregon se ju mund të bëni një maskë për flokët tuaj duke kombinuar ½ filxhan (120 ml) vaj të ngrohtë dhe xhel aloe. Lajini pas tridhjetë minutash dhe flokët tuaj do të jenë të drejtë.