Sorry, no posts matched your criteria.

Demi Lovato tregon për momentet gjatë xhirimit të videoklipit

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato ka folur për herë të parë për një histori tronditëse të jetës së saj në dokumentarin “Demi Lovato: Dancing With the Devil”.

Ajo ka rrëfyer për të gjithë në një nga seritë e dokumentarit në Youtube se si u përdhunua për herë parë në fund të viteve 2000 nga një adoleshent që e njihte dhe ai kurrë nuk u përballë me pasojat. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi kur ajo punonte në Disney Channel.

Nuk ka ngelur me kaq traumat e saj, por një përdhunim tjetër erdhi nga shitësi i saj i drogës, kur ajo në atë periudhë ka qenë e varur nga lëndët narkotike.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo dhe më la si të vdekur. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie”, tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Këngëtarja ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Dancing With the Devil”, në të cilën ka rikrijuar momentin më të errët të jetës, atë të overdozës që për pak i mori jetën. Këngëtarja ka treguar se ky projekt ka qenë shumë i vështirë për të për t’u realizuar.

“Krijimi i videoklipit për Dancing With The Devil nuk ishte xhirimi më i lehtë që kam bërë… Unë bëj art për t’u shëruar dhe frymëzuar të tjerët. Unë jam këtu sot dhe jam e lumtur që edhe ju jeni”, ka shkruar ajo përkrah një video të shkurtër shkëputur nga kënga.

Për videoklipin, që u lançua të premten, këngëtarja ka risjellë gjithë momentet që ka kaluar gjatë dhe pas overdozës, duke mbajtur të njëjtin model flokësh, grim dhe një xhaketë jeshile që ka pasur të veshur atë natë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com