Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh me Tean pas ndarjes me Beartin?! Epo këtë gjë nuk e prisnim fare

Tea dhe Bearti kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të shoëbizz-it. Ata bënë një bujë të madhe mediatike sepse e krijuan lidhjen e tyre në fshehtësi dhe e treguan këtë gjë kur të gjithë e dinin Tean të marrosur mbas Andit.

Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar i pari Bearti me anë të një postimi në Instagram:

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:

“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ashtu si të gjitha vajzat, edhe ajo ka vendosur të ndryshojë look pas ndarjes. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, duke hequr dorë nga flokët biond dhe portokalli. Kjo do të thotë se Tea e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me Beartin dhe është gati për një histori të re.

Së fundmi, Tea ka marrë vendimin e papritur duke u “larguar” nga Instagrami dhe çaktivizuar llogarinë e saj në këtë rrjet social duke mos dhënë asnjë njoftim për mijëra ndjekësit  e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com