Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohet e vërteta e Miley Cyrus/ Në një lidhje me këngëtarin e njohur?!

Miley Cyrus, këngëtarja dhe aktorja e famshme, kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjeve të shumta të saj. Fatkeqësisht që pas ndarjes nga Liam, asnjë lidhje nuk i ka ecur siç duhet dhe ka përfunduar në ndarje.

Kohët e fundit disa foto kanë qarkulluar në rrjet, ku shihet Miley me këngëtarin e njohur, Yungblud, ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Miley dhe Yungblud nuk janë në një lidhje. Ata janë thjesht miq dhe kanë shijuar një mbrëmje me miqtë e tyre”, ka thënë një burim për “ET Online”.

Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuar për sa i përket aspektit të dashurisë për këngëtaren e famshme. Në vitin 2018-të ajo vendosi të martohej me Liam Hemsëorth pas një lidhjeje 11-vjeçare, por martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ata u divorcuan. Pas ndarjes nga Liam ajo u lidh me personazhin e famshëm të televizionit, Kaitlynn Carter. Por dhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë. Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por dhe me atë u nda në gusht të 2020-s.

Para disa javësh, Miley Cyrus u shpreh në një intervistë se dëshiron të krijojë një lidhje të re, por po kërkon një njeri të mërzitshëm.

“Kam nevojë për një njeri të qetë. Dua dikë të mërzitshëm, por të sigurt”, është shprehur Miley.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com