Do të mrekulloheni po të shikoni shtëpinë e Fjollës dhe Fisnikut
Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të arratisjes që bëri një bujë të madhe.
Ajo udhëtoi së bashku me partnerin e saj drejt Dubait dhe në ishujt Maldives, ku herë pas herë kanë postuar në rrjetin e tyre të Instagramit fotografi të ndryshme.
Para disa ditësh, Fjolla vendosi t’i japi fund beqarisë së saj dhe u martuan në Maldives, ku Fisniku e surprizoi në mënyrën më të bukur me anë të një feste, trëndafilave, madje Fjolla veshi dhe fustanin e bardhë.
Pavarësisht dënimit që vendosi Gjykata e Kukësit, 6 vite burg për Fjollën, duket se kjo e fundit nuk e ka vrarë mendjen shumë dhe ka vazhduar me postimet në Instagram duke shijuar jetën e saj.
Së fundmi Fjolla së bashku me bashkëshortin e saj, Fisnik Sylën, kanë hapur dyert e shtëpisë në Prishtinë për “Prive” dhe kanë treguar detaje nga jeta e tyre.
Siç vihet re nga pamjet, çifti jeton në një rezidencë luksoze me 4 dhoma gjumi, 4 banjo, dhomë ndjenje, kuzhinë, garderobë, bodrum, park lojërash dhe oborr.
Ndërkohë në garderobën e këngëtares ka veshje shumë të shtrenjta të firmave si Versace, Louis Vuitton, Dior, Hermes, McQueen, Valentino, Dolce&Gabbana.
Në këtë shtëpi luksoze mbizotëron ngjyra bezhë, kombinuar me të zezën, të bardhën dhe grinë.