Sorry, no posts matched your criteria.

Kylie reagon pas akuzave të fansave të saj

Kylie Jenner, biznesmenia e famshme, kërkoi ndihmë në Instagram për mikun e saj, i cili pesoi një incident dhe iu desh një ndërhyrje javën e kaluar.

Ajo ndau një link të “GoFundMe” ku njerëzit mund të kontribuonin për grimierin dhe ndjekësve kaq iu desh! Ata iu kundërvunë 23-vjeçares, duke u shprehur se Kylie me aq shumë para në bankë, i kërkonte të tjerëve të ndihmonin mikun e saj, kur mund ta bënte vetë.

Kylie i është përgjigjur të gjithë kritikave përmes në deklarate të gjatë në Instagram. Ajo ka treguar se në fakt ka kontribuar edhe vetë për shërimin e grimierit dhe se kjo ndihmoi në plotësimin e shifrës prej 10 mijë dollarësh.

“E ndjej se është e rëndësishme për mua që të sqaroj këtë histori të rreme, sikur unë ju kam kërkuar fansave të mi para dhe se vetë nuk po paguaj për shërimin e grimierit tim. Sam nuk është grimieri im dhe fatkeqësisht ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie personale, por unë kam punuar me të disa vite më parë dhe mendoj se ai është njeri shumë i mire. Ata kishin mbledhur 6 mijë dollarë, kështu që unë dhurova 5 mijë dollarë për të arritur qëllimin e tyre origjinal dhe mendova që ta postoja në instagramin tim për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz nëse donin të kontribonin. Unë nuk e di si u transformua gjithë kjo histori, por familja e Samuel më ka kontaktuar përmes Ariel dhe janë shumë mirënjohës për gjithë donacionet, lutje dhe dashuri për Sam”, ka shkruar ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com